Valentina Leskaj: Vendit po i bëhet një dëm i madh nga ulja e numrit të popullsisë
Valentina Leskaj, ekonomiste e cila për shumë vite ka qenë pjesë e Parlamentit, ka publikuar së fundmi librin me titull “Politika si ide”. Ish-deputetja e PS mes të tjerave në libër jep propozime konkrete për zgjidhjen e disa problemeve të mëdha që sipas saj po përballet sot vendi. Një prej tyre është shpopullimi.
Znj. Leskaj thotë se të dhënat e fundit tregojnë se nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ikur 19 milionë njerëz ose 6% e popullsisë por diferenca është tek mënyra se si vendet përballen me largimin e popullsisë nga vendi dhe lëvizjen brenda vetë vendit.
“Dëmi që bëhet me uljen e numrit të popullsisë është shumë i madh. Nuk është një problem që zgjidhet dhe dëmi do shumë kohë që të rekuporohet. Duhen paketa dhe kam disa propozime konkrete për zgjidhjen e problemit i lindshmërisë dhe emigracionit. Vitet e fundit ka pasur disa nisma pozitive që ndihmojnë në këtë drejtim siç është bebi bonus, por që është pak. Propozimi I fundit për 5 mijë euro për çdo emigrant që kthehet është një ide e mirë por nuk jep zgjidhje për problemin”, tha znj. Leskaj.
Gjatë intervistës për Euronews Albania, znj. Valentina Leskaj u shpreh se “kemi ulje të lindshmërisë edhe për popullsinë që nuk largohet” dhe sipas saj “kjo vjen për shumë faktorë jo vetëm për shkak se martesat janë në moshë të madhe apo numrin e divorceve”.
“Duhet të frenojmë rënien e lindshmërisë që nuk vjen vetëm nga emigracioni. Emigracioni është në moshë të re dhe në moshë riprodhuese dhe vetvetiu do të ulen lindjet. Problemi është se kemi ulje të lindshmërisë edhe të popullsisë që rri në vend. Kjo vjen për shumë faktorë, jo vetëm për faktorë të moshës që njerëzit martohen në moshë më të madhe jo vetëm për faktorë të divorceve që janë rritur që kanë shkuar gati në 20%. Jemi një shoqëri që kemi fertilitet të ulët që ulët që nuk e kemi pasur më përpara, atëherë duhet të gjejmë shkaqet sociale që lidhet me këtë”, përfundoi znj. Leskaj.
Lexoni gjithashtu:
Problemet e mëdha të politikës që sipas Valentina Leskajt pengojnë zhvillimin e shoqërisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta