Valtteri Bottas “pole position”, finlandezi niset i pari në Imola

31 Tetor 2020 | 20:01

Valtteri Bottas do të niset i pari në çmimin e madh të Emilia Romagnas pasi arriti të bënte xhiron më të shpejtë në provat zyrtare të së shtunës. Piloti finlandez surprizoi në fund shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton I cili ishte pretendenti kryesor për “pole position”,  por britaniku duhet të kënaqët me vendin e dytë.

Pas dy pilotëve të Mercedez do të niset Max Verstapen me Red Bull. Paraqitje pozitive edhe për Piere Gasly me Alpa Tauri që do të niset i katërti.

Shumë larg Ferrari. Carles Leclerc niset nga vendi i 7-të ndërkohë që Sebbastion Vettel i 14-ti.

Për Mercedes ky ishte “pole position” i 13-të në 13 garat e zhvilluara deri më tani. Një dominim absolut për “shigjetat e argjendta” që nuk ka nevojë për fjalë.

Për skuderinë gjermane do të mjaftonte vetëm një vend i katër në garën e së dielës për të siguruar titullin e shtatë radhazi kampion për konstruktor që do të ishte një rekord I ri në formula 1.

Gara zhvillohet të dielën në pistën e Imolas. Ky cirkuit rikthehet në Fomula 1 për herë të parë që prej vitit 2006.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026