Vance për liderët evropianë: Privatisht janë të gatshëm të bëjnë lëshime, por publikisht sulmojnë SHBA-në
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance gjatë një interviste nisi një sulm të ri ndaj liderëve evropianëve. Duke folur me gazetaren Megyn Kelly të mërkurën ai u pyet për qëndrimin e Evropës ndaj SHBA.
Vance qeshi dhe tha se evropianët privatisht janë shumë miqësorë dhe të gatshëm të bëjnë shumë lëshime, por pastaj e sulmojnë SHBA-në publikisht.
“Më vjen keq. Është e gjitha e rreme. Narrativa se ata nuk po bëjnë lëshime dhe kompromise ndaj
SHBA-së nuk është e vërtetë”, shtoi ai.
Ndwr tw tjera ai paralajmëroi se nëse Irani do të siguronte një armë bërthamore, kjo do të shkaktonte një garë të ngjashme armatimesh në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i deklaruar politik i presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ajo që do të bëjë Presidenti Trump është t’i mbajë opsionet e tij të hapura. Ai do të flasë me të gjithë.
Ai do të përpiqet të arrijë atë që mundet me mjete jo-ushtarake. Nëse ai beson se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mundësi, atëherë në fund të fundit ai do ta bëjë atë zgjedhje”, shtoi ai.
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)