Vance: SHBA goditi ishullin Kharg të Iranit, nuk ka ndryshim në strategjinë ushtarake

7 Prill 2026 | 15:26

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka konfirmuar sulmet e SHBA-së në ishullin Kharg të Iranit, duke thënë se ato nuk kishin në shënjestër objektet e naftës dhe duke këmbëngulur se ato nuk përfaqësojnë një ndryshim në strategjinë amerikane.

“Ne do të godisnim disa objektiva ushtarake në ishullin Kharg dhe besoj se e kemi bërë këtë”, tha Vance.

“Ne nuk do të godasim objektivat e energjisë dhe infrastrukturës derisa iranianët të bëjnë një propozim që ne mund ta mbështesim, ose të mos bëjnë një propozim”, shtoi ai. Sipas tij nuk ka asnjë ndryshim në strategji.

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të marte ka paralajmëruar për një moment kritik në historinë botërore, duke iu referuar afatit që i ka dhënë Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Trump i dha Teheranit afat deri në mesnatë ndërsa u shpreh se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026