Varhelyi në Prishtinë, eksperti i ekonomisë: Asnjë qeveri nuk ka diçka konkrete sa i përket investimeve

9 Tetor 2020 | 06:41

Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i ekonomisë, Mustaf Kadriaj, foli rreth vlerave të majme që po i ofrohen Kosovës por deklaroi se nuk ishte i sigurt se sa e aftë do të ishte Kosova që t’i përthithte këto oferta.

Sipas tij të gjitha qeveritë deri më tani po përcjellin një mungesë angazhimi sa i përket investimeve dhe rrjedhimisht kjo tregon një mungesë serioziteti.

“Ata (Këshilli Europian) në njërën anë deklarojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, në anën tjetër thonë se duhet të bëjmë biseda me të gjitha shtetet anëtare që të na pranojnë”,-u shpreh Kadriaj.

Ai cilësoi “mosdisponimin nga ana e Bashkimit Europian” si faktor që nuk bën të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën ndërkohë që kjo e fundit i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Sipas tij ndërrimi i shpeshtë i qeverive brenda një kohe shumë të shkurtër apo situata e shkaktuar prej përballjes me pandeminë po sjellin dëme të mëdha që kryesisht dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe bizneset.

Sa i përket projekteve për të cilat u diskutua në SHBA dhe financimit nga Bashkimi Europian, eksperti i ekonomisë Mustaf Kadriaj, tha se Bashkimi Europian është duke shfaqur gatishmërinë e tij pasi ka parë dhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara.

Ndër të tjera ai nënvizoi se çdo investim është i mirëseardhur në ekonominë e tregut dhe ndaj projektet i cilësoi si diçka pozitive por nuk la pa përmendur se ajo që uronte ishte të realizoheshin.

 

Lexoni gjithashtu: 

Raporti i përparimit për Shqipërinë. Çfarë mesazhesh dha Komisionin Europian?

Komisioneri Varhelyi në Kosovë: Kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar, por duhen bindur shtetet

Sfidat e Kosovës, analisti Artan Muhaxhiri: Janë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Deputetja e AAK: Deklaratat e Varhelyit të pakuptimta, BE i ka hyrë në hak Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026