Varhelyi: “Open Balkan” hap pozitiv, përfshirja e të gjitha vendeve është thelbësore

1 Shtator 2021 | 21:46

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë diskutimeve në Forumin Strategjik të Bledit të mbajtur në Slloveni ka deklaruar se nevojitet një plan investimesh në Ballkanin Perëndimor për ta bërë real integrimin në BE.

Sipas Komisionerit plani për të investuar rreth 30 miliardë euro do të sjellë ndryshime rrënjësore për njerëzit dhe ekonominë.

“Për ta bërë integrimin real, ne duhet të çojmë përpara planin ekonomik dhe të investimeve në Ballkanin Perëndimor me vlerë 30 miliardë euro ose sa 1/3 e GDP së rajonit”, tha ai.

Varhelyi u shpreh se mirëpret vullnetin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për të c çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe e cilësoi “Open Balkan” si iniciativë pozitive.

Por ai theksoi se “përfshirja e të gjitha rajonin është thelbësore” dhe celësi për krijimin e një tregu të përbashkët.

Në Samitin Strategjik të Blendit morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti si dhe shumë liderë dhe personalitete të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026