Komisioneri europian Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka falenderuar liderin e opozitës bullgare Boyko Borissov për shprehjen e gatishmërisë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi theksoi se Bashkimi Evropian është në pritje të qeverisë bullgare, për t’i propozuar parlamentit zhbllokimin e këtij procesi.
“Falenderojmë liderin e opozitës Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave, bazuar në propozimin që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan komisioneri në Twitter.
We thank leader of opposition Gerb @BoykoBorissov for making a historical decision for Europe & for 🇲🇰to accept negotiation based on🇫🇷proposal allowing to proceed w/ opening accession nego w/ 🇲🇰. We expect gov’t making necessary proposals to Parl today so Europe can move forward.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 22, 2022
Borisov i ka kërkuar kryeministrit bullgar Krill Petkov që të sjellë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai është shprehur se 59 deputetët e tij do të votojnë pro.
LEXONI GJITHASHTU
- Kreu i opozitës bullgare: I hap rrugë negociatave për Shqipërinë dhe RMV
- ‘Pa pritshmëri për liberalizim të vizave’, Osmani merr pjesë në Samitin e BE-së
- Vuçiç merr sot vendimin për pjesëmarrjen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor