Varhelyi viziton sot Prishtinën, dy ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian

8 Tetor 2020 | 05:42

Pas vizitës së djeshme në Shkup dhe Tiranë, Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi viziton sot Prishtinën.

Ai viziton Kosovën dy ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, i cili konstaton se vendi ka bërë progres të kufizuar në reformat e lidhura me BE-në, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë.

Një ditë më parë në fjalën e mbajtur në konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, komisioneri i Zgjerimit të BE-së tha se Unioni Evropian e ka prioritet çështjen e zgjerimit, ndërkohë shtoi se kjo do të shoqërohet me investime të reja në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se pas katër vitesh, me investimet e reja situata në Ballkanin Perëndimor do të paraqitet krejt tjetër.

“Unë kam sjellë lajme të mira. Ne do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe e kemi seriozisht pjesën e zgjerimit. Plani konsiston në 9 miliardë euro grante dhe 20 miliardë euro garanci. Plani ekonomik në vetvete kërkon, që duhet të përshpejtojnë punën që duhet të bëjnë vendet e rajonit për të kapur ritmin e BE.

Ky është një plan, të cilin e kemi plotësuar me vendet e rajonit. Pas katër vitesh në rajon, panorama do të jetë krejt ndryshme”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026