Varianti Delta rikthen kufizimet në Katalonjë, shtohen të infektuarit në Greqi
Përhapja e variantit Delta vijon të shkaktojë shqetësim tek autoritetet në shumë shtete. Rajoni spanjoll i Katalonjës po rivendos kufizimet, pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Nga kjo fundjavë, lokalet e natës do të mund të hapen vetëm nëse ofrojnë shërbim në ambientet e jashtme.
Po kështu, në të gjitha aktivitetet ku lejohen më shumë se 500 njerëz, pjesëmarrësit do të duhet të dëshmojnë një test negativ COVID-19 ose provë të vaksinimit.
Edhe Greqia ka raportuar një rritje të infeksioneve të Covid-19, pasi rënia e të infektuarve pak javëve më parë nxiti autoritetet të hiqnin edhe kufizimet.
Por, me 38% të popullsisë greke të vaksinuar plotësisht, duket se ka më pak alarm pasi shumë nga rastet e reja të testeve pozitive janë të rinj, të cilët mendohet se kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë.
Ndërkohë në Stamboll njerëzit tanimë janë në gjendje të shijojnë një shëtitje në park për herë të parë që kur kufizimet u hoqën në 1 korrik.
Por, lehtësimet e kufizimeve vijnë ndërsa autoritetet në tre provinca identifikuan tre raste të variantit të ri Delta Plus.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta