Varianti i ri i virusit, Kosova dërgon 30 mostra të Covid-19 në Gjermani për analiza më të thella

19 Janar 2021 | 06:39

Kosova ende nuk është përballur, të paktën zyrtarisht, me asnjë rast të mutacionit të ri të COVID-19, siç ka ndodhur në disa shtete të Evropës. Autoritetet kosovare shëndetësore i kanë dërguar për analiza, 30 mostra në Gjermani.

“Euronews Albania ka pyetur zyrtarë të institucioneve shëndetësore lidhur me dërgimin e këtyre mostrave në Berlin të Gjermanisë. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ishte i gatshëm të japë më shumë sqarime. Sidoqoftë, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë konfirmuar dërgimin e këtyre mostrave”, raportoi gazetari Jeton Musliu.

Të 30 mostrat e dërguara të hënën, janë të zgjedhura në mënyrë të rastësishme.

“Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së. Ne nuk kemi informatë për sa kohë do të na kthejnë përgjigje, varet se si ata do ta procesojnë këtë”, tha Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Nga ana tjetër, të hënën ministri i Shëndetësisë, miratoi udhëzuesin për trajtim me plazmë të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Ministri Zemaj deklaroi se Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm.

Bazuar në deklarimet zyrtare, vaksinat e para anti-covid në Kosovë, pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.

Lexoni gjithashtu:

COVID19/ Mbi 260 raste të reja në Kosovë, një i vdekur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026