Varreza masive për viktimat në Turqi e Siri

12 Shkurt 2023 | 11:56

Buldozerët gërmuan në veri-lindje të qytetit turk të Antakjas, për hapjen e një varreze masive, që do të shërbejë për disa mijëra persona që humbën jetën nga tërmeti që tronditi vendin në orët e para të së mërkurës.

Deri të shtunën në mesditë ishin varrosur rreth 2 mijë trupa të pajetë. Të ndara vetëm një metër nga një metër distancë, varret dallohen nga një pllakë prej druri.

Përtej, në kufirin sirian, skuadrat e shpëtimit nxorën nga rrënojat pesë anëtarë të një familjeje pas 129 orësh.

Por lufta 12-vjeçare që ka përfshirë vendin prej 12 vitesh ka cenuar përpjekjet për shpërndarjen e ndihmave aty ku është e nevojshme.

Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se mbi 5 milionë persona kanë mbetur të pastrehë që kur tërmeti tronditi vendin e gërryer nga konflikti luftarak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026