Varrezat në Kizhevak, Kurti: Janë gjetur eshtrat e 2 viktimave të luftës së Kosovës

5 Prill 2021 | 14:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa përkujtoi masakrat e Kralanit dhe Rezallës në 22 vjetorin e tyre, deklaroi se eshtrat e zhvarrosura vitin e kaluar në Kizhevak iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

Kurti thotë se deri më tani ka dy identifikime të reja për të cilat janë në komunikim me familjet e personave të identifikuar.

“Pikërisht në këtë përvjetor, kemi pranuar informatat se nga mostrat e eshtrave që janë zhvarrosur gjatë vitit të kaluar nga varreza masive në Kizhevak dhe janë dërguar për analizë të ADN-së dhe konfirmohet se këto eshtra iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë. Deri më tani ka dy identifikime të reja për të cilat jemi në komunikim me familjet e personave të identifikuar”, u shpreh Kurti.

“Varreza masive në Kizhevak të Serbisë ndërlidhet me varrezën masive në Rudnicë dhe ne presim që edhe personat e tjerë, viktimat nga masakra e Rezallës e që janë në listën e personave të pagjetur, të gjenden në Kizhevak. Megjithatë kjo do të dihet pasi të përfundojnë gërmimet dhe zhvarrimet në këtë lokacion, si dhe të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore”, shtoi më tej kryeministri.

Ai theksoi se është me rëndësi që gërmimet të rifillojnë në Kizhevak dhe në lokacione tjera të mundshme të varrezave masive.

Lexoni gjithashtu:

Përveç Kizhevakut, në Serbi janë gjetur 2 varreza të tjera masive

Gërmimet në Kizhevak, Ibrahim Makolli: Kemi gjetur mbetje mortore, dyshohet se mund të jenë 17 viktima

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026