Varri masiv në Kizhevak, Nysrete Kumnova 21 vjet që shpreson për gjetjen e trupit të të birit

4 Dhjetor 2020 | 19:20

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës. Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odaloviç kanë monitoruar nga afër gërmimet në këtë pjesë.yBesohet se aty mund të jenë 7 deri në 20 mbetje mortore.

Duke filluar që nga fundi i muajit nëntor që kur është zbuluar kjo varrezë masive, me ndihmën e fotografimeve të Kryqit të Kuq, atje kanë qëndruar edhe mjekë nga Kosova të cilat kanë marrë pjesë gjatë procesit të zhvarrimit të mbetjeve mortore. Në këtë vend vazhdojnë kërkimet që nga viti 2015. Në territorin e Serbisë nga viti 2001 në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Ky lajm ka nga ngjallur shpresën sërish te familjarët e të pa gjeturve. Nysrete Kumnova, kryetarja e shoqatës thirrjet e nënave u shpreh gjatë një interviste në Euronews Now se ka 21 vite që pret për trupin e djalit të saj, dhe shpreson që këtë herë, mes trupave që do të kthehen të jetë edhe djali i saj.

Nysrete Kumnova ka 21 vjet që kërkon për trupin e djalit të saj dhe si rasti i saj janë edhe mbi 1600 raste të tjera. Sa herë flitet për gjetje të varreve masive ata shpresojnë se pas identifikimit të tyre të gjetjnë të afërmit.

“Shpresa gjithmonë është sa herë që hapen varreza masive edhe pse me brengë të madhe. Shpresojmë që do të gjendet edhe biri im Albioni por edhe shumë të tjerë pasi ende janë mbi 1600 trupa të pagjetur”, shprehet znj. Kumanova.

“Organizata jonë përfaqësoj zbardhjen e fatit të pagjeturve. Jemi familjarë të të humburve dhe jemi bashku. Organizata ekziston prej 21 vitesh dhe jemi organizata më aktive për çështjen e të pagjeturve. Kam udhëhequr komisionin qeveritar, ku janë kthyer 950 trupa nga Serbia, të cilët janë identifikuar dhe është bërë rivarrimi i tyre”, shtoi kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026