Vaksina anti-COVID, zv.ministri i Shëndetësisë në RMV: Do të vaksionen rreth 400 mijë qytetarë

7 Dhjetor 2020 | 06:42

Zv.ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani deklaroi për Euronews Albania se ky shtet ka rezervuar 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID. Ai theksoi se është e nevojshme që në këtë shtet të vaksinohen menjëherë 400 mijë persona.

“Po merren të gjitha masat preventive, në momentin kur vaksina të arrijë në vendin tonë në të jemi të gatshëm që në mënyrë sa më efikase të bëjmë aplikimin e tyre. Ne jemi pjesë e Covax.

Jemi pjesë e kësaj tenderimit të përgjithshëm, që BE po e ben jo vetëm për vaksinën, por edhe për gjera të tjera që ishin të nevojshme në këtë periudhë.

Ne i kemi siguruar dhe i kemi rezervuar ato 800 mijë doza dhe janë të nevojshme që të vaksinohen rreth 400 mijë persona. Se kur do ta arrijnë vaksina është një enigmë shumë e madhe”, u shpreh z.Hasani.  

Sipas zotit Hasani numri i të infektuarve dhe i viktimave në Maqedoninë e Veriut mbetet alarmant.

“Numrat janë alarmant. Numri absolut të infektuar fillon që të bjerë pak ngadalë, por gjithësi është mbi 1 mijë. Vlerat janë shumë të larta. Të larta janë edhe numrat e të vdekurve”, u shpreh ai më tej.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ishte i pari që dha lajmin e rezervimit të 800 mijë dozave të vaksinës anti-COVID.

Sipas Filipçe, vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, ndërsa theksoi se vendi tashmë ka nisur me planifikimin e logjistikës për furnizim me vaksinë dhe se janë siguruar frigoriferë të posaçëm për ruajtjen e vaksinës.

Lexoni gjithashtu:

Shifra të larta infektimesh në RMV, 24 qytetarë humbin jetën nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026