Vatikani përjashton nga kisha të gjithë anëtarët e grupit ultrakonservator SSPX

2 Korrik 2026 | 16:41


Vatikani ka përjashtuar nga kisha një grup katolik ultrakonservator, të cilët sfiduan Papa Leon duke shuguruar peshkopë pa pëlqimin e tij, duke krijuar një përçarje në kishën katolike romake.

Në një deklaratë të enjten, Kardinali Victor Manuel Fernandez, i cili kryeson Dikasterin e Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Besimit, tha se grupi nga Shoqëria e Shën Piut X (SSPX), e themeluar në fshatin zviceran Econe në vitin 1970, kishte kryer një akt me natyrë skizmatike i cili, sipas ligjit kanonik, ishte i dënueshëm me përjashtim automatik.

Vatikani gjithashtu ndryshoi koncesionet mbi sakramentet e bëra shoqërisë nga i ndjeri Papa Françesku, që do të thotë se rrëfimet dhe martesat e administruara nga priftërinjtë e saj janë të pavlefshme.

Papa Leo kishte bërë një përpjekje të fundit për të bindur shoqërinë që të ndalonte shugurimet, të cilat u zhvilluan gjatë një ceremonie të mbushur me rituale të mërkurën, duke i quajtur ato një “akt përçarës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur

5 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një kafene të mbushur me njerëz në qendër të Damaskut. Bomba ishte...
17:59 | 02/07/2026

“Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës

Për rreth një vit e gjysmë, Rusia dyshohet se ka zhvilluar një operacion të gjerë spiunazhi ndaj vendeve europiane, duke përdorur qindra dronë të lëshuar...
17:52 | 02/07/2026

Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë

Irani ka kritikuar një takim rajonal të sigurisë të udhëhequr nga SHBA-të, të organizuar nga Bahreini, pasi zyrtarë të lartë ushtarakë nga 12 vende të...
17:52 | 02/07/2026