“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave
Koalicioni i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD ka rënë dakord për 34 masa, të cilat përfshijnë ulje të taksës mbi të ardhurat për shtresat e mesme dhe të ulëta, rishikim të sistemit të pensioneve dhe rregulla më të ashpra për lejen mjekësore të punonjësve.
“Ne po punojmë për të rritur fleksibilitetin e bizneseve tona. Po punojmë për të mbrojtur mirëqenien tonë dhe për të ulur barrën që rëndon mbi punonjësit dhe kompanitë, duke ulur taksat”, tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz.
Lehtësimi i taksave do të thotë se një familje mesatare do të ketë rreth 600 euro më shumë në vit. Taksa maksimale prej 42 për qind do të mbetet e pandryshuar, por në të ardhmen do të aplikohet vetëm për familjet me të ardhura mbi pragun aktual prej 70 mijë eurosh.
Sa i përket taksimit të të ardhurave të larta, koalicioni ka rënë dakord për një sistem me nivele. Për të ardhurat vjetore deri në 250 mijë euro do të aplikohet një normë tatimore prej 45 për qind, ndërsa për të ardhurat mbi 280 mijë euro taksa do të jetë 47 për qind.
Koalicioni e ka cilësuar këtë si një “ndarje të drejtë të barrës”, përmes një rritjeje të moderuar të taksimit për të ardhurat më të larta.
Lehtësimi total i taksave nga kjo reformë pritet të arrijë në rreth 10 miliardë euro në vit. Gjithashtu, për t’i dhënë më shumë fleksibilitet ekonomisë, qeveria synon të zgjerojë mundësitë për kontratat me afat të caktuar dhe të lejojë më shumë orë pune të dielave.
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë