Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, trupat vendase avancojnë drejt Bakhmutit
Pamje të xhiruara nga një kamera e vendosur në helmetë tregojnë një betejë të armatosur pranë Bakhmutit.
Brigada e tretë e ushtrisë ukrainase i publikoi ato, duke saktësuar se pamjet tregojnë njësitë e saj teksa kryejnë një sulm ndaj një brigade të ushtrisë ruse.
Në ditët e fundit, Ukraina ka deklaruar se ka bërë progres në zonat pranë qytetit strategjik, por marrja nën kontroll e territorit ka qenë e ngadaltë.
Nga ana tjetër, Rusia nuk i pranon avancimet ukrainase dhe ka nënvizuar se i ka shkaktuar humbje të mëdha Kievit në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, presidenti Zelensky u ka shpërndarë medalje ushtarëve në rajonin e Donjeckut. Në rrugën e kthimit, ai ndaloi në një pikë karburanti dhe bëri foto me banorët.
Ndërsa Moska bëri të ditur se dy avionë luftarakë të saj kishin lokalizuar në ajër një avion zbulimi të Forcave Ajrore Mbretërore britanike, si dhe dy “Tajfunë” që kishin hyrë në hapësirën ajrore ruse në Detin e Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit