Vdekja e 4 turistëve në Qerret, reagon ambasada ruse
Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi zyrtarisht dy ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në një hotel në Qerret, ku 4 turistë rusë u gjendën të pajetë pranë xhakuzit, sapo del nga pjesa e saunës së hotelit.
Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës, konfirmohet vdekja e 4 shtetasve rusë: Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov dhe kërkkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.
“Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe po heton rrethanat e asaj që ndodhi. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së shtetasve rusë. Të afërmit e viktimave janë njoftuar dhe do të bëhet riatdhesimi i trupave në atdheun e tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Katër turistë rusë, dy burra dhe 2 gra u gjetën të pajetë brenda një saune në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.
Dyshohet se viktimat u asfiksuan nga qëndrimi më gjatë se ç’duhet në ambientet e saunës, por hetimet lidhur me shkaqet e ngjarjes vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta