Vdekja e 60-vjeçarit, Urgjenca Kombëtare për Euronews: Ambulanca shkoi për 9 minuta

15 Shkurt 2023 | 17:40

Urgjenca Kombëtare ka hedhur poshtë aludimet e qytetarëve për vonesë të autoambulancave.

Burime zyrtare bënë me dije për Euronews Albania se 127 është njoftuar nga salla e zjarrfikëseve të Shkodrës, pasi ata ishin në vendngjarje dhe autoambulanca e parë ka mbërritur në vend ngjarje 9 minuta pas marrjes së njoftimit.

Sipas urgjencës kombëtare, thirrja nga zjarrfikësit është marrë në orën 22:46 minuta në orën 22:49 minuta është nisur dhe ka mbërritur në vendngjarje në orën 22:54 minuta.

Në orën 23:12 është nisur për në spital me një pacient.

Ambulanca e dytë është nisur në 22:56 minuta ka mbërritur në 23:04 minuta, ka pritur në vendngjarje deri në 23:45, pastaj është nisur për në spitalin e Shkodrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026