Vdekja e aktorit dhe gruas së tij s’u shkaktua nga gazi, çfarë thonë hetimet
Vdekja e fituesit të çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të vdekur javën e kaluar në shtëpinë e tyre në Santa Fe, nuk ishin rezultat i një rrjedhje gazi, thanë sot autoritetet e New Mexico.
Kompania e gazit nuk zbuloi praninë e monoksidit të karbonit në shtëpinë e Hackman gjatë një hetimi të plotë, raportoi CNN.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së çiftit.
Në trupat e tyre nuk u gjetën lëndime të jashtme apo shenja të tjera të dyshimta, tregoi një autopsi paraprake.
Pranë tyre, qeni i tyre Zina u gjet i vdekur, pesë ose gjashtë metra larg Arakawa.
Siç raporton kanali televiziv ABC, në pronë janë gjetur edhe dy qen të tjerë gjallw, të cilët tashmë janë mirë dhe nwn kujdes.
Hackman mbushi 95 vjeç në fund të janarit dhe filmi i fundit në të cilin luajti ishte “Welcome to Mooseport” i vitit 2004.
Hackman u bë i famshëm për rolin e tij në filmin e vitit 1967 Bonnie and Clyde, dhe ai fitoi Oscar për rolet e tij në filmin e vitit 1971 Lidhja franceze dhe filmi i vitit 1992 Unforgiven.
Bashkëshortja e tij, me të cilën ishte i martuar që nga viti 1991, ishte pianiste, ndërsa nga martesa e parë ka tre fëmijë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh