Vdes 46-vjeçarja në Pogradec, familjarët pretendojnë mjekim të gabuar

28 Shtator 2021 | 22:22

Një grua 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur sot jetën në spitalin e Pogradecit. Familjarët e saj pretendojnë se shkak i vdekjes është bërë mjekimi i gabuar.

Anila Bazelli, 46 vjeçe, është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00, pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se të afërmit kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Pyetur nga Euronews Albania, Spitali i Pogradecit tha se i kishte ofruar të ndjerës ndihmën e parë, por për të mësuar shkaqet e vdekjes së saj po presin ekspertizën, e cila do të kryhet në Tiranë.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Burime nga spitali i Pogradecit bëjnë me dije se viktima vuante nga azma, por mbetet ende e paqartë arsyeja e ndërrimit të jetës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026