Vdes në burgun francez vrasësi serial

10 Maj 2021 | 18:23

Michel Fourniret, një nga vrasësit serialë më famëkeq të Francës, ka vdekur në spitalin e burgut. Ai vdiq në moshën 77-vjeçare dhe dy dekadat e fundit të jetës i ka kaluar në burg.

Michel Fourniret, i quajtur nga mediat “Ogre of the Ardennes” (monstra e Ardenes), u dënua në vitin 2008 për përdhunim ose përpjekje për përdhunim të shtatë grave dhe vajzave të moshave 12 dhe 22 vjeç, si edhe për vrasjen e tyre.

Aktiviteti i këtij vrasësi zgjati më shume se një dekadë, nga viti 1987 deri në vitin 2001. Michel Fourniret u arrestua në vitin 2003 pasi një vajzë 13-vjeçare u arratis nga fugoni i tij dhe lajmëroi policinë.

Vraseli serial vuajti dy dënime të përjetshme, pasi Gjykata, në vitin 2018  i dha atij një dënim të dytë me burg për vrasjen e shokut të një mafiozi.

Shumicën e krimeve ai i kreu në rajonin e pyllëzuar Ardens të Francës veriore dhe në Belgjikë.

Në atë kohë, policia humbi një sërë mundësish për të zënë në kurth Michel Fourniret por mësimet e marra ndihmuan që të sillen reforma për mënyrën se si policia franceze heton vrasjet seriale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026