Veliaj premton të nisë pagesat e para për dëmet e tërmetit pas fundit të qershorit
Prej datës 30 qershor familjet e Tiranës të cilat vuajtën dëmtime të banesave për shkak të tërmetit, do të mund të përfitojnë dëmshpërblime nga Bashkia.
Këtë e njoftoi kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë së mërkurës, teksa inspektoi restaurimin e fasadës së një pallati në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Sipas tij, nga data 30 qershor do të nisë dhënia e pagesave për kategoritë e dëmtimeve DS1, DS2, DS3, dëmtime të klasifikuara si jo-strukturore, ndërsa shumë shpejt do të nisë puna edhe për rindërtimin e shtëpive të shpallura të pabanueshme.
“Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë kesh për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh. Për dëmtimet e rënda – DS4, DS5 – nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive,” – tha Veliaj teksa u shpreh se kriza pas tërmetit mund të kthehet në “mundësi fantastike për zhvillimin e qytetit”.
Tërmeti i 26 nëntorit, me epiqendër 22 kilometër larg Durrësit dhe mangitudë 6.3 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima, shpërnguljen e 17 mijë personave.
Në vlerësimin e nevojave pas-fatkeqësisë së tërmetit, hartuar nga qeveria shqiptare, ekspertë të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara kanë evidentuar dëmtimin e mbi 96 mijë ndërtesave, 35 mijë prej të cilave janë në qarkun e Tiranës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta