Vendet anëtare ankohen për vaksinat: Plani i BE nuk mjafton

4 Janar 2021 | 20:57

Brukseli ndodhet nën një presion të shtuar për të justifikuar planin e tij të vaksinave, pasi shtetet anëtare ankohen për mungesë të dozave.

Markus Söder, numri një i shëndetësisë në landin e Bavarisë, thotë se procesi i Komisionit Evropian për blerjen dhe aprovimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech nuk është i mjaftueshëm.

Por zyrtarët e BE-së janë mbrojtur duke argumentuar se plani u miratua nga nivelet më të larta të Unionit.

“Ne duam vaksina nga kompani të ndryshme që përdorin teknologji të ndryshme, në mënyrë që të gjejmë atë që konsiderohet më e sigurt dhe efikase nga Agjencia e Medikamenteve. Ndaj, filozofia jonë bazë ka qenë se duhet të kemi një portofol të diversifikuar, që do të thotë se nuk do të investojmë ekskluzivisht për një kompani apo një tjetër. Ne po investojmë në kompani të ndryshme. Kjo është një qasje që është mbështetur që në fillim nga niveli më i lartë në radhët e shteteve anëtare”, tha Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i KE për Shëndetësinë.

Vaksina e ardhshme që ka gjasa të aprovohet këtë javë është “Moderna”, me 160 milionë doza të porositura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026