Vendet e Ballkanit bien dakord për lëvizjen e lirë/ 5 zhvillimet kryesore

3 Nëntor 2022 | 18:00
  • Historike | Vendet e Ballkanit bien dakord për lëvizjen e lirë (3 marrëveshjet)

6 liderët e Ballkanit e Perëndimor kanë firmosur sot në samitin e “Procesit të Berlinit” tri marrëveshjet, të cilat janë:

Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.

Të pranishëm në këtë samit janë kryeministri Edi Rama, Albin Kurti, Dritan Abazoviç, Ana Bërnabiç, Dimitar Kovaçevski dhe Kyriakos Mitsotakis.

Lexoni më shumë: Historike | Vendet e Ballkanit bien dakord për lëvizjen e lirë (3 marrëveshjet)

  • Hakerat shenjestrojnë SHISH, zbulohen emrat dhe pozicionet e 400 punonjësve

Hakerat iranianë zbulojnë një pjesë të identitetit të funksionarëve të shërbimit informativ shtetëror. Në bazë të materialit të publikuar nga “Homeland Justice” zbulohen dhe 3 njësi speciale të shërbimit sekret shqiptar.

Në publikimin e rradhës “Homeland Justice” shënjestroi shërbimin informativ shtetëror.

Lexoni më shumë: Hakerat shënjestrojnë SHISH, zbulohen emrat dhe pozicionet e 400 punonjësve

  • GJKKO vendos konfiskimin e 100% të aksioneve të RTV ORA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin 100 % të aksioneve të RTV ORA, me pronar biznesmenin Ylli Ndroqi.

Vendimi i sotëm i GJKKO përfshin konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të RTV ORA.

Avokatët e çështjes thanë se me vendimin e sotëm gjykata shkelmoi me këmbë aktin e ekspertimit të nxjerrë nga ekspertë që vetë i kishte caktuar.

Lexoni më shumë: GJKKO vendos konfiskimin e 100% të aksioneve të RTV ORA

Ylli Ndroqi
  • Rama-zyrtares britanike: Shqiptarët s’janë kriminelë, drejtojnë biznese në Britani

Në samitin “Procesit të Berlinit”, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanike Suella Braveman, e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rama sqaroi se shqiptarët janë të integruar plotësisht në Britani të Madhe dhe se një pjesë e tyre drejtojnë biznese.

Lexoni më shumë: Rama-zyrtares britanike: Shqiptarët s’janë kriminelë, drejtojnë biznese në Britani

  • Kërcënohet aktorja që publikoi videon e dhunimit të të moshuarës në azil

Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli thotë se është kërcënuar pasi publikoi videon ku shihej se një infermiere godiste një grua në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.

Lexoni më shumë: Kërcënohet aktorja që publikoi videon e dhunimit të të moshuarës në azil

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026