“Vendet e rajonit të na marrin shembull”, Rama: Të gjithë para drejtësisë

Edi Rama dhe Olaf Scholz
7 Mars 2023 | 13:14

Kryeministri Edi Rama ftoi vendet e rajonit të marrin shembullin e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Rama u shpreh se arritjet e Shqipërisë në drejtësi kanë çuar para ligjit edhe njerëz të profilit të lartë të lidhur me mazhorancën.

Sipas kryeministrit, samiti i Ballkanit Perëndimor mbajtur më Tiranë dhe samiti i procesit të Berlini që do të mbahet në 16 tetor janë shprehje e besimit të aleatëve të rëndësishëm të Shqipërisë siç është gjermania.

“Samiti është një kënaqësi, nder dhe shprehje besimi, por edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, qeverisë federale fakti që samiti vjen në Tiranë. Edhe ai i 6 dhjetorit ka lënë një gjurmë të thellë tek ne që mbi të gjitha është barrë për respektin që kemi fituar dhe për të thelluar rrugën tonë si vend evropian. Jemi i  vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi duhet të na marrin shembull edhe vendet e rajonit. Ka ardhur dita që në Shqipëri edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026