“Vendi rrezikon të shkojë në luftë nëse dorëzohemi”, Hezbollah refuzon të ulë armët
Kreu i lëvizjes Hezbollah, Naim Qassem ka kërcënuar me përballje të hapur nëse qeveria e Libanit vijon me planet për ta çarmatosur grupin militant. Në një reagim, Qassem e ka quajtur projektin qeveritar një vendim për të përmbushur dëshirat e dyshes SHBA-Izrael.
Këshilli libanez i Ministrave e aprovoi vendimin javën e kaluar, duke i kërkuar ushtrisë që të nisë hartimin e një plani çarmatimi dhe që ta përmbushë atë përpara fundit të vitit, duke i hapur sfidën më të madhe Hezbollahut që prej fundit të luftës civile në vitin 1990.
“Vendimi është i rrezikshëm dhe e ekspozon vendin ndaj krizave më të mëdha. Ai zhbën rezistencën e Libanit në rast se do t’i duhet të mbrohet nga agresorët”, ka thënë Qassem.
Ai është zotuar se Hezbollah nuk do t’i dorëzojë armët e saj dhe ka paralajmëruar me konflikt të armatosur, në mos luftë.
“Lëvizja jonë do të luftojë një betejë historike nëse do të jetë e nevojshme kundër projektit amerikano-izraelit. Nuk do të mbetet gjallë askush nëse qeveria përpiqet të përballet me ne”, ka vijuar Qassem.
Kreu i grupimit militant ka fajësuar qeverinë në Bejrut se bart përgjegjësi të plotë për çdo krizë që mund të shpërthejë dhe për shkatërrimin e Libanit. Ai ka hedhur poshtë idenë e mbajtjes së protestave në këtë periudhë, duke nënvizuar se ka ende hapësirë për dialog me ekzekutivin.
“Kjo është toka jonë e përbashkët, atdheu ynë i përbashkët. Ne jetojmë së bashku dhe nuk ka fat tjetër për Libanin”, ka shtuar Qassem, duke paralajmëruar autoritetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta