“Vendim i papërgjegjshëm”, Rusia e Spanja reagojnë pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

22 Qershor 2025 | 13:57

Sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit janë një shkelje “flagrante” e së drejtës ndërkombëtare, është shprehur Rusia.

“Vendimi i papërgjegjshëm për t’i nënshtruar territorit të një shteti sovran sulmeve me raketa dhe bomba, pavarësisht argumenteve që mund të paraqiten, shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë.

“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për të shtuar përpjekjet për të krijuar kushte për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike.”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, planifikon të udhëtojë për në Moskë nesër për t’u takuar me Presidentin Putin.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno, tha se vendi i tij është “shumë i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve në dritën e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.

“Nuk është një zgjidhje ushtarake që do të sjellë paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme, por më tepër diplomaci, dhe për këtë arsye shpresojmë që të gjithë do të kthehen në tryezën e negociatave”, tha Albares, duke folur për transmetuesin RTVE.

Kina ka qenë gjithashtu një nga vendet që e kanë kritikuar ndërhyrjen e SHBA-ve duke u shprehur se veprimi ushtarak i Donald Trump “shkel seriozisht” kartën e OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026