“Vendim i vonuar, nuk dihet efikasiteti”, Qiraxhi dhe Skënderi komentojnë rikthimin e studentëve në auditorë
Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e studentëve në auditorë vetëm për sezonin e provimeve sipas Migen Qiraxhit nga “Qëndresa Qytetare” është një vendim i vonuar, nga i cili mund të dyshohet efikasiteti.
“Është shumë e rëndësishme për të kuptuar atë që po ndodh. Ne kemi një hapje të universitetit por nuk kemi një hapje të mësimdhënies, pra procesi më i rëndësishëm që ndodh në universitet, ai i marrjes së dijes, sigurisht që ka kaluar përgjatë gjithë vitit online, ndërkohë që tani kemi vetëm një ftesë për të bërë provimet në formë fizike,” – shpjegoi Qiraxhi.
Sipas tij ministria e Arsimit do duhet të kishte një analizë për efikasitetin e dijeve dhe jo të konkretizonte më tepër shprehjen “rëndësi ka diploma në xhep”.
Elsa Skënderi, zv.dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ndante të njëjtin mendim me Qiraxhin kur u shpreh se ish dashur që studentët të kishin qenë pjesë e auditorëve shumë më parë dhe vendimi është i vonuar.
Ajo tha për Euronews Albania se vendimi sidoqoftë duhet përshëndetur, me shpresën se mund të ndihmojë për ata studentë që kanë pasur vështirësi në aksesimin e mësimit online.
Sërish, Qiraxhi dhe Skënderi ishin të mendimin se atashimi i studentëve me godinat ndihmon në të procesin e të nxënit dhe ky vendim për konsultime do të jetë pozitiv por ngel për t’u diskutuar efikasiteti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencë: Hapen universitetet, mbetet në fuqi ora policore
- Mësimi online, Qiraxhi: Studentët shpenzojnë dy milion euro në muaj për internet, të parimbursuara
- Mësim online pa afat, Migen Qiraxhi: Qeveria mbylli tempujt e dijes, por ka lënë hapur restorantet dhe palestrat
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta