Vendimi ekstrem i naftëtarëve, kyçen brenda, refuzojnë ujin e pijshëm dhe asistencën mjekësore
Në ditën e 11-të të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë mbyllur me kyç derën e jashtme të ambienteve ku po mbahet greva e urisë, duke përshkallëzuar protestën.
Indiferenca dhe mungesa e reagimeve nga qeveria, ka bërë që naftëtarët e ngujuar të ndërmarrin një tjetër hap, për t’i dhënë një sinjal të fortë autoriteteve.
Sipas kryetarit të Sindikatës të Naftëtarëve, Sokol Dautaj, që prej mëngjesit të sotëm ata do të fikin telefonat dhe do të refuzojnë çdo kontakt me jashtë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Madje, ata do të refuzojnë edhe ujin, si dhe asistencën mjekësore, për të treguar se greva e tyre nuk është shaka.
“Ne do të refuzojmë edhe prezencën e infermierëve. Kur i kemi hyrë kësaj rruge, e kemi menduar edhe më te keqen. Prandaj që tani do të ndërpresim çdo kontakt dhe do të shkojmë drejt vetëflijimit, nëse nuk realizohen kërkesat tona”, – u shpreh përmes telefonit, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.
Lexoni gjithashtu:
Si u grabit ARMO! Një histori kolapsi, borxhesh e protestash për uzinën e naftës
Greva e naftëtarëve, Agron Kapllanaj: Shteti mund ta zgjidhë situatën brenda një dite
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta