Vendimi i Kushtetueses, Haki Abazi: Partitë e tjera po mundohet t’i vjedhin pushtetin Vetëvendosjes
Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për dekretin e presidentit po afron, të shumta janë aludimet në media se një pjesë e trupës së gjyqtarëve janë në favor të Thaçit.
Kjo ka shtyrë zv.kryeministrin në detyrë, Haki Abazi ta cilësojë këtë gjë tentativë e partive të tjera për t’i vjedhur pushtetin Vetëvendosjes.
Kujtojmë që Presidenti Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, dekretoi kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin. Por ishte Gjykata Kushtetuese e cila pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit deri më datë 29 maj.
Në fund të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin rreth kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, për të interpretuar kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re.
Mund të lexoni gjithashtu:
Albin Kurti: Shpëton Republika ose Presidenti, e kam ndarë mendjen moti
Albin Kurti kritika LDK-së: Regjimi i vjetër që qeverisi për 20 vite, u bë bashkë për të na rrëzuar
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta