Qyteti francez Grenobël ka autorizuar mbajtjen e së ashtuquajturës burkë nga gratë myslimane në komplekset shtetërore të pishinave, duke rindezur një nga debatet më të nxehta të Francës mbi veshjen fetare.
Kryetari i Bashkisë së qytetit, Eric Piolle ka mbështetur lëvizjen, por ka hasur në kundërshtimin e ashpër të opozitës.
“Ne vendosëm ta braktisim seancën pasi si anëtarë të shumicës mendojmë se nuk është legjitime që kryetari të marrë një vendim të tillë. Ai favorizohet vetëm nga pakica në këshill dhe nga një minorancë banorësh të qytetit”, tha Alain Carignon, anëtar i këshillit bashkiak, Grenoble, Francë.
Çështja e veshjes së qytetarëve në pishina është pjesë e një teme të nxehtë debati në Francë, përfshirë për influencën e Islamit dhe kërcënimin e laicizmit të vendit.
Përpjekjet e kryebashkiakëve të shumtë në jug të Francës për të ndalur bukën në plazhet e Mesdheut në verë të vitit 2016 shënuan nisjen e betejës për rrobat e banjës.
Rregullat, të paraqitura pas një seri sulmesh terroriste në Francë, ishin kritikuar dhe konsideruar si diskriminuese.
LEXONI GJITHASHTU: