“Vendimi për Bllakon mund t’i hapë rrugë lirimit të Kokës”, gazetari tregon detajet
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar nga qelia, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e tij për masë sigurie më të butë.
Gjykata pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.
Ndërkohë gazetari Eni Ferhati, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se ky vendim mund t’i hapë rrugë dhe ish-ministrit Lefter Kokës për zbutjen e masës së sigurisë.
Edhe Koka i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve ka kërkuar një masë më të butë sigurie, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
“Nuk dihet arsyeja që Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë në arrest shtëpie. Në kërkesat e mëparshme Bllako ka pretenduar për shkak të rrethanave të tij familjare se duhet t’i jepej një masë më e butë sigurie.
E marrë në një kontekst më të gjerë, ku ka dhe persona të tjerë që akuzohen për inceneratorët, ndër to dhe ish-ministri Lefter Koka, të cilit i është refuzuar një masë më e butë sigurie, madje deri në Gjykatën e Lartë, ndoshta ky mund të jetë një precedent që do i hapë rrugë dhe lirimit të Lefter Kokës në një masë më të butë, përsa kohë ai ka kërkuar ndryshimin apo zbutjen e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi Koka ka qenë i shtruar dhe në spitalin e burgut për shkak të komplikacioneve shëndetësore”- deklaroi Eni Ferhati.
Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.
SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
- E-mail për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos
- Alqi Bllako lirohet nga qelia, SPAK: Do ankimojmë vendimin
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta