Vendimi për mbajtjen e maskave, Artan Koni: Maskat prej cope nuk të mbrojnë

12 Tetor 2020 | 11:02

Në një intervistë për Euronews Albania, Artan Koni, mjek urolog foli rreth vendimit për mbajtjen e maskave edhe në ambientet e hapura duke e cilësuar këtë si një vendim shumë të vështirë për tu zbatuar.

Sipas tij kjo masë nuk do të arrihet të implementohet siç duhet dhe kjo nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin apo përgjegjshmërinë e njerëzve por me sa mundësi ata kanë.

“Është vërtetuar që virusi ka një madhësi shumë të vogël dhe të mbarojnë vetëm maskat profesionale”,- tha ai duke sjellë në vëmendje se maskat prej cope nuk janë të dobishme.

Arta Koni përmendi se po merremi vetëm me maskat duke harruar elementë të rëndësishëm sic është distancomi fizik dhe për këtë ai tha se shteti duhet të subvencionojë bizneset në mënyrë që brenda tyre të ketë sa më pak njerëz.

Sa i përket studimit që vërteton se virusi qëndron në ajër dhe prandaj janë marrë dhe këto masa drastike z. Koni tregoi se kemi të bëjmë me një kakofoni studimesh ku nuk mund të përzgjedhim variantin e saktë.

“Në qoftë se realisht do të kishim maska të posaçme për këtë punë patjetër që do jepte efekte pozitive por maska të tilla ne nuk kemi për të pasur, për këtë të jeni të sigurt”,- përfundoi ai.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paraqiti masat anti-COVID të marra nga qeveria me qëllim përballimin e sfidës vjeshtë-dimër ku vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.

 

Lexoni gjithashtu: 

Masat anti-COVID, Rama: Nga java e ardhshme maska e detyruar kudo, gjoba do paguhet me faturën e dritave

Nga kjo javë të detyrueshme kudo, mjeku Shpëtim Qyra tregon sa mbrojtje të japin maskat

Epidemiologia Daja shpjegon vendimin e qeverisë për maskat: Virusi qëndron në ajër më gjatë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026