Vendimi tronditës i Gerard Pique, kapiteni i Barcelonës mbyll karrierën të shtunën
Gerard Pique tronditi Spanjën dhe botën duke njoftuar se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit të karrierës së tij!
Mbrojtësi spanjoll njoftoi përmes rrjeteve sociale se ndeshja e së shtunës kundër Almerias në Camp Nou do të jetë e fundit në karrierën e tij.
“Kanë kaluar 25 vjet që kur jam bashkuar me Barcelonën. Po largohesha dhe po kthehesha. Futbolli më dha gjithçka. Ti “Kulesi” më ke dhënë gjithçka. Tani që të gjitha ëndrrat e fëmijërisë janë realizuar, dua t’ju them se ka ardhur koha për t’i dhënë fund këtij udhëtimi të mrekullueshëm. Gjithmonë kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë klub tjetër në jetën time. Kështu do të jetë. Ndeshja e së shtunës në Camp Nou do të jetë e fundit për mua. Po hyj në radhët e tifozëve të zakonshëm. Unë do të vazhdoj të mbështes Barcelonën dhe do t’ua përcjell dashurinë për të fëmijëve të mi, ashtu siç më ka kaluar familja ime. Ti më njeh mua. Herët a vonë, do të kthehem. Shihemi në Camp Nou. Rroftë Barça”, deklaroi Pique.
Pas stazhit të të rinjve në “La Masia”, Pique shkoi te Manchester United për katër vite, u rikthye në vitin 2008 në “Camp Nou” dhe ka luajtur 615 ndeshje me 52 gola. Ai fitoi tetë tituj të ligës spanjolle, 7 Copa del Rey, gjashtë Superkupa spanjolle, tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane dhe tre Kupa të Botës për Klube. Ai ishte kampion bote me Spanjën në 2010 dhe kampion evropian në 2012.
Trajneri Luis Enrique e futi në listën e zgjeruar me 55 lojtarë për Botërorin e Katarit, por Pique vendosi vetë se kur do të shënonte fundin e karrierës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta