“Vendosi njerëzit para vetes”, vipat reagojnë pas tërheqjes së Joe Biden nga gara
Këngëtarë, aktorë, regjisorë e të famshëm nga e gjithnë bota kanë reaguar ndaj lajmit bombë për tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, ndërsa kanë dhënë mbështetjen për kandidaten aktuale për këtë post, Kamela Harris.
Lëvizja historike vjen mes presionit të fortë nga udhëheqësit demokratë, donatorët dhe madje edhe të famshëm që kërkuan që Biden të largohej .
Yjet në postimet që kanë bërë në rrjetet sociale kanë falenderuar Biden për punën e bërë ndërsa treguan entuziazmin e tyre për Harris.
Aktori i Star Wars Mark Hamill deklaroi se Biden ka “një rekord arritjesh të pakrahasueshme nga asnjë president tjetër në SHBA”.
Barbra Streisand shkroi se Biden “do të hynte në histori si një njeri që bëri arritje në mandatin e tij ndërsa duhet të jenë mirënjohës për mbështetjen ndaj demokracisë.
Drejtori Jon Favreau tha se ishte një “vendim i guximshëm dhe se Biden vuri interesat e vendit përpara interesave të tij.
Aktorja fituese e Oskarit, Octavia Spencer, postoi një mesazh falënderues ndërsa shihet në foto me 81 vjeçarin.
Të famshëm të tjerë si producenti dhe vëllai i Billie Eilish, aktorja Julianne Moore, regjisori Spike Lee, u shprehën mirënjohës ndaj Biden duke thënë se ky i fundit vuri njerëzit përpara vetes dhe krenarisë së tij.
Mbështetje ndaj Kamela Harris, ka treguar dhe reperja e fmashme Cardi B si dhe aktori George Takei, i cili shprehet mes tjerash se Biden ishte një president jashtëzakonisht i suksesshëm dhe një patriot.
Tashmë përballë Donald Trump për zgjedhjet e planifikuara presidenciale në SHBA më 5 nëntor 2024, do të jetë Kamela Harris.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)