Venecia do dyfishojë ditët kur turistët do futen me pagesë në qytet

25 Tetor 2024 | 11:34

Venecia do të dyfishojë numrin e ditëve që u ngarkon turistëve një tarifë hyrje në vitin 2025, pas një prove “të suksesshme” vitin e kaluar, tha kryebashkiaku i qytetit. Luigi Brugnaro tha se objektivi mbetet ai i dekurajimit të turistëve që të vizitojnë qytetin në të njëjtat ditë “për t’i dhënë Venecias respektin që meriton”.

Udhëtarët ditorë që rezervojnë përpara do të duhet të paguajnë 5 € për të hyrë në qytetin italian në ditë të caktuara midis prillit dhe korrikut, duke u rritur në 10 € nëse rezervojnë më pak se katër ditë përpara.

Një tarifë u prezantua për herë të parë prillin e kaluar dhe mbuloi 29 ditë, kryesisht fundjavat dhe festat publike, gjatë një periudhe katër mujore.

Taksa do të zbatohet çdo të Premte deri të Dielën dhe në ditët e festave publike midis 18 prillit dhe 27 korrikut 2025, për një total prej 54 ditësh.

Të gjithë vizitorët mbi 14 vjeç do të duhet të paguajnë tarifën në telefonat e tyre dhe të shkarkojnë një kod QR për t’u treguar inspektorëve, të cilët do të kontrollojnë njerëzit në mënyrë të rastësishme në zonat e përbashkëta të mbërritjes, si stacioni i trenit.

Ata pa biletë rrezikojnë të gjobiten.

Ashtu si me tarifën e mëparshme, personat me rezervime hotelesh dhe bujtinash do të përjashtohen, si dhe banorët e rajonit Veneto, studentët e regjistruar në universitetin e Venecias dhe ata që vizitojnë të afërmit që jetojnë në Venecia.

“Venecia ka kaluar nga qyteti më i ekspozuar dhe më i kritikuar për fenomenin e mbiturizmit, në të qenit qyteti që po reagon ndaj këtij fenomeni më herët dhe në mënyrë më proaktive në skenën globale”, tha këshilltarja e qytetit Simone Venturini.

Sipas mediave italiane, në tetë ditët e para të skemës në prill autoritetet e Venecias mblodhën shumën që shpresonin të arrinin në tre muaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026