Venezuela autorizon rifillimin e fluturimeve për riatdhesimin e emigrantëve nga SHBA

3 Dhjetor 2025 | 08:19

Venezuela ka autorizuar rifillimin e fluturimeve për riatdhesimin e migrantëve nga SHBA, pas kërkesave nga administrata e Trump, thanë zyrtarët të martën.

Ministria e Transportit e Venezuelës tha në një deklaratë se fluturimet nga Phoenix, Arizona drejt Aeroportit Ndërkombëtar Maiquetia pranë kryeqytetit Caracas do të lejohen të operojnë sërish.

Ministria shtoi se fluturimet do të zhvillohen rregullisht të mërkurave dhe të premteve.

Fluturimet kishin operuar dy herë në javë që nga fillimi i këtij viti, por gjatë fundjavës, Venezuela tha se deklarata e presidentit amerikan Donald Trump  se hapësira ajrore e Venezuelës duhet të konsiderohej e mbyllur krijoi konfuzion dhe pezulloi përkohësisht programin.

Sakaq, deklaratat e Trump të shtunën shënuan përshkallëzimin më të fundit të tensioneve mes SHBA-së dhe vendit të Amerikës së Jugut.

“Ndaj të gjitha linjave ajrore, pilotëve, trafikantëve të drogës dhe trafikantëve të qenieve njerëzore, ju lutem konsideroni hapësirën ajrore mbi dhe përreth Venezuelës si të mbyllur tërësisht”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

Lëvizja vjen pas muajsh të zgjerimit të operacioneve ushtarake amerikane nëpër Amerikën Latine, duke vendosur marinsa, anije luftarake, avionë luftarakë dhe bombardues, nëndetëse dhe drone, mes spekulimeve se Uashingtoni mund të nisë një sulm ndaj Venezuelës.

Deri tani, ushtria amerikane ka kryer 21 sulme ndaj mjeteve të dyshuara të trafikut të drogës, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 83 personave që administrata i ka përshkruar si “narko-terroristë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026