Verdikti i Kushtetueses, Elvis Hoxha nga Vetëvendosje në Shqipëri: Vendim që pritej
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Elvis Hoxha, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti ishte një vendim i pritshëm.
Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Hoxha u shpreh se Kosova ka humbur kohë dhe kjo ka çuar në degradim të strukturës sociale. Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje kërkon të caktohet sa më parë data e zgjedhjeve të parakohshme.
“Ishte një vendim që pritej. Duhet të dalë vendimin përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Për mua, ne kemi disa muaj humbje kohe. Këto nuk janë thjesht humbje kohe, por kjo është degradime të strukturës, strukturimit social. Sa më shpejt. Ne nuk duhet humbim më kohë. Të gjithë kërcënimet e tjera mbeten të vogla përballë rendit kushtetues”, tha ai.
Ai shtoi më tej duke konfirmuar me bindje se Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli të pavlefshme votën e 61-t në Parlament, e cila solli formimin e qeverisë së Avdullah Hotit.
Deputeti që kishte votën vendimtare, Etem Arifi ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata dhe për pasojë, Kushtetuesja në interpretimin e saj tha se vota e deputetit ishte e pavlefshme.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese çoi në rrëzimin e qeverisë Hoti, ndërsa presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë do duhet të përcaktojë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, jo më vonë se 40 ditë.
Ndiqni të plotë debatin:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta