Vershtapen dominon në Çmimin e Madh të Belgjikës, Ferrari zhgënjen sërish

28 Gusht 2022 | 20:31

Maks Vershtapen ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1.

Piloti holandez e nisi garën nga vendi i 14-të për shkak të penalizimeve për ndërrimin e motorit në makinë dhe brenda 12 xhirove, 24-vjeçari e pa veten në krye të garës.

Red Bulli ka një makinë që duket e pamposhtur dhe këtë e konfirmon vendi i dytë i Perez duke lënë pas Sainz i cili u nis nga vendi i parë.

Tjetër paraqitje zhgënjyese nga Ferrari teksa Çarles Leklerk, i cili ishte gjithashtu i penalizuar, e nisi garën në vendin e 15-të, por për shkak të disa problemeve në makinë nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të.

Mercedesi mori vetëm një vend të katërt me Rasëll, teksa Hamilton u largua që pas xhiros së parë, pas një përplasje me Fernando Alonson.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026