Tjetër pacient i jep fund jetës në spitalin ”Shefqet Ndroqi”

30 Nëntor 2020 | 07:22

Një tjetër pacient i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga katet e larta të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth gjysmë ore pas mesnatës teksa viktima është një 60-vjeçar me inicialet L.S, i cili thuhet se kishte dy ditë i shtruar për ndërlikime që i kishte shfaqur infektimi prej COVID-19.

Autoritetet thanë se përpara ngjarjes “nuk ka pasur raportime për probleme dhe rëndim të dukshëm të gjendjes psikologjike”.

Ky është rasti i pestë i vetëvrasjeve të të sëmurëve në spitalet COVID në pak muaj dhe rasti i katërt vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Vetëvrasja e parë ndodhi më 13 gusht kur Xhino Koça (29 vjeç) i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.

Rreth një muaj më pas, të njëjtin veprim kreu edhe Hasan Mira (65 vjeç) e më tej në muajin nëntor Preng Gjonaj (52 vjeç) i dha gjithashtu fund jetës.

Më 11 nëntor Reshat Grembi (69 vjeç), gjithashtu i prekur nga COVID-19, u hodh nga ballkoni i Spitalit Infektiv në QSUT. Ai u nda nga jeta një ditë më pas.

Autoritetet mjekësore ia kanë faturuar vetëvrasjet rëndimit psikologjik si pasojë e gjendjes së sëmundjes së COVID-19.

Kërkesave për informim të Euronews Albania për praninë apo jo të psikologëve në pavijonet e COVID-19, QSUT iu përgjigj se ka të angazhuar katër psikologë fiks në dy spitalet COVID-1 dhe COVID-3, ndërsa gjatë një reportazhi të gazetares Dorina Halili, në spitalin Shefqet Ndroqi u tha se, të paktën deri më 15 nëntor, shërbimi me psikolog mungonte 

Rastet e vetëvrasjes së 29-vjeçarit dhe 65-vjeçarit më 13 gusht dhe 2 shtator në spitalin “Shefqet Ndroqi” u thanë se do të hetoheshin nga prokuroria.

Pas një kërkese për informim të Euronews Albania mbi përfundimet, e së paku hetimeve të këtyre dy rasteve, prokuroria u përgjigj më 2 nëntor se “çështjet janë ende nën hetim”.

 

Lexoni gjithashtu:

Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon për vetëvrasjen e pacientit: Po hetohet, kemi shtuar masat e sigurisë

“Nuk është një lojë” Euronews Albania sjell dëshmitë nga brenda COVID-2

QSUT: Dy spitalet COVID me nga dy psikologë fiks dhe të tjerë në gatishmëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026