Vetëm tre prokurorë kanë paraqitur kandidaturën për SPAK

1 Nëntor 2021 | 16:42

Brenda vitit 2021, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të bëhet me 17 prokurorë nga 20 që duhet të ketë.

Për 2 vendet e reja të punës që ka shpallur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë paraqitur kandidaturën vetëm 3 prokurorë.

Por kush janë ata që aspirojnë të hetojnë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar?

Alfred Shehu është prokurori me një karrierë 21 vjeçare ku pothuajse gjatë gjithë kohës e ka ushtruar detyrën në Elbasan ndërsa së fundmi prej pak javësh është emëruar drejtues i prokurorisë Sarandë.

Shehu njihet si prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe u akuzua nga opozita se së bashku me policinë fshehën provat dhe manipuluan opinionin publik lidhur me materialet zgjedhore që u gjetën në vendngjarje.

Kandidati i dytë është Elvin Gokaj, po ashtu me një eksperiencë 20 vjeçare si prokuror, madje edhe drejtues apeli.

Por për Gokaj i cili së fundmi drejton përkohësisht prokurorinë e apelit të Durrësit, vetingu dha një vendim të paprecedent. Ai u pezullua për 1 vit nga detyra dhe rikthye në shkollën e magjistraturës pasi rezultoi me probleme sa i takon profesionalizmit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ky subjekt i rivlerësimit kishte treguar mangësi në drejtim të interpretimit dhe zbatimit të ligjit.

Prokurorja e 3-të që synon t’i bashkohet SPAK-ut është Sonila Muhametaj me një eksperiencë 15 vjeçare, edhe në ish prokurorinë e krimeve të rënda.

Nisur nga ngarkesa e dosjeve, mesatarisht një prokuror i SPAK ka nën hetim 40 çështje ndërsa drejtuesi Arben Kraja ka kërkuar plotësimin me 20 prokurorë në një kohë sa më të shpejtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026