Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri
Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, kundër marrëveshjes për energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre kundër, siç thanë, padrejtësisë, vendimeve të fshehta dhe jo transparencës, të cilat shkaktuan dëme të jashtëzakonshme për qytetarët e Veriut, raporton KosovaPress.
Duke arsyetuar numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestë, organizatorët e saj thanë se qytetarët janë të frikësuar të dalin për shkak të kërcënimeve dhe presioneve të ndryshme nga ana e pjesëtarëve të Listës serbe.
Aleksandar Arsenijeviç, lider i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, në Mitrovicë, pyeti mes tjerash se ku është tani Vallaçi dhe Gazivoda, për të cilat dikur flitej se nuk do t’i dorëzohen kurrë Prishtinës.
Sipas tij, sot nuk po protestohet kundër pagesës së faturave të energjisë, por kundër marrëveshjeve të fshehta të cilat po ndodhin.
“Nuk e japim Vallaçin, nuk e japim Gazivodën, ku jemi sot. Nuk jemi kundër pagesës së rrymës por kundër marrëveshjeve të fshehta”, ka thënë Arsenijeviç.
Protesta ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të policisë kanë vëzhguar nga afër ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta