Vetëvendosje denoncon me video manipulimin e votave, Boiken Abazi: PS-PD kanë pakt

11 Maj 2021 | 21:11

Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka denoncuar me anë të dy videove manipulimin e fletëve të votimit gjatë numërimit. Z. Abazi tha se institucionet nuk reagojnë pavarësisht denoncimit me prova dhe fakte.

“Në video shikohet stilolapsi ku dikush vendos shenja. Nuk ka vepruar prokuroria, SPAK nuk ka marrë masa administrative KQZ. Ata persona mund të jetë shpërblyer për punën e tyre”, deklaroi z. Abazi.

Ai tha se vetëm për Qarkun e Tiranës janë mbi 5 mijë orë filmime dhe kërkohen burime njerëzore për të parë shkeljet.

“Një shenjë në fjetën e votimit është vepër penale dhe ai person do të duhet të ishte sot në burg”, deklaroi z. Abazi.

Drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri foli dhe për një pakt mes forcave më të mëdha politike në vend duke thënë se kjo kuptohet qartë nga mungesa e denoncimeve.

“Është dytësor interesi unë specifik, nuk e di ai i shkon PD apo PS ajo votë. Kjo është çështje dytësore, por ai veprim është shkelje dhe duhet ndjekur penalisht. Është shqetësuese që partitë e tjera nuk i denoncojnë këto raste dhe kjo tregon se kanë bashkëpunim”, u shpreh ai.

Z. Abazi tha se kanë denoncuar në Tiranë mbi 100 fletë votimi ku janë vendosur shenja x në fletën e votimit. Ai bëri me dije se KQZ ka caktuar seancën e parë për shqyrtimin e denoncimit për Qarkun Gjirokastër të mërkurën në orën 09:30 në një kohë kur denoncimi është bërë të hënën në mbrëmje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021