Vetëvendosje e ashpër me qeverinë: Kosova, vendi i fundit në rrugëtimin drejt BE-së

7 Tetor 2020 | 12:26

Pas publikimit të raportit të BE-së për Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Kosova mbetet vendi i fundit sa i përket rrugëtimit drejt BE-së, ndërsa shton se procesin integrues qeveria e vendit po e kupton si dialog me Serbinë.

Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër i Integrimeve Evropiane në qeverinë Kurti, tha se problemi kryesor i rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së mbetet sundimi i ligjit.

“Pra, nëse e shohim ka një dallim substancial se si i qaset gjuha kur kemi qeverisur ne dhe tani qeverisë Hoti. Kur i referohet qeverisë Kurti flet për luftim të korrupsionit, ndërsa kur i adresohet qeverisë jo legjitime Hoti përfundon dhe fillon tek dialogu me Serbinë. Procesi i integrimit evropian nuk është dialogu me Serbinë, problemi kryesor është sundimi i ligjit”, tha ai.

Ai tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë hapa konkretë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Kryeziu shtoi se raporti po vazhdon vit pas viti të tregojë se sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga politika.

“Aktualisht ne nuk kemi asnjë matje të zbatimit të MSA-së.Të gjitha këto tregojnë mungesën e vullnetit politik dhe tregon se Isa Mustafa dhe presidenti për ta bërë një qeveri për dialog, por jo një qeveri për qytetarët. Kjo qeveri e ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian, e kanë shuar ministrinë, e kanë hartuar dokumentin për ta themeluar agjencinë për integrime e sot marrin vendim për ta shfuqizuar. Ky është një shqetësim”, tha ai, raporton Kosova Press. 

Kryeziu tha se qeveria procesin e integrimit evropian po e kupton si dialog me Serbinë.

“Kjo qeveri procesin e integrimit evropian po e kupton si dialog, dialog, dialog. Kanë mbetur edhe dy muaj që të përfundohet ky vit dhe ne jemi zero në proces të integrimit. Çdo gjë është ndërthurur dhe është lidhur me një proces dialogues”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e LVV-së Fitore Pacolli, tha se këta që sot janë në qeveri nuk kishin interes dhe vazhdojnë të mos kenë, që Kosova të vazhdojë më tej me reformat evropiane.

 “Çdo reformë që e inicioi qeveria Kurti lëkundi dhe dobësoi rrënjët e një sistemi të korruptuar. Rrëzimi i qeverisë Kurti u bë për një arsye dhe e gjeni në këtë raport. Pra, qeveria Kurti kishte një program që ishte e gatshme të luftonte krimin dhe korrupsionin. Raporti tregon se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. por kjo nuk mjafton, liberalizimi i vizave është shumë larg sepse tani është konfirmuar se nuk do të jetë në agjendën e Këshillit”, tha ajo.

Sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, ajo tha se mbetet në fazë të njëjtë. Raporti tërheq vërejtjen se konfiskimi i aseteve mbetet i vogël.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026