Vetëvendosje refuzon Hotin për dialogun me Serbinë, Kurti fton qytetarët në tubim
Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar kërkesën e qeverisë Hoti për të marrë pjesë në takime ku do të diskutohej për dialogun e ardhshëm me Serbinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi, nuk ka kredibilietitn dhe legjitimitetin e duhur.
“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, shkruan ai.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë nesër në tubimin e thirrur për ndër të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një video-mesazhi, kreu i VV-së thotë se tubimi do të jetë paqësor, ndërsa fton qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.
“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, shkruan ish-kryeministri Kurti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta