Vetëvrasja e nënkomisarit, Rexhepi: Gur i rëndë për policinë, ç’tregon dera e kyçur
Temë e emisionit Review në Euronews Albania, ishte vetëvrasja e nënkomisar Arben Pjeçit, i cili i dha fund jetës duke qëlluar veten me plumb në zemër brenda ambienteve të zyrës së tij në komisariatin e Durrësit.
Oficeri ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër-shkarkimi, për shkak se Gjykata e Apelit e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për “Plagosje të lehtë”.
I ftuar në studio, eksperti kriminalistik Artan Rexhepi tha se është e pamundur që zhurma e pistoletës të mos jetë dëgjuar nga kolegët në zyrën ngjitur. Ai tha se nëse një gjë e tillë ka ndodhur atëherë ka një mungesë vigjilence totale në atë komisariat.
Rexhepi shtoi se mbyllja e derës të lë të uptosh se kemi të bëjëm me një vetëvrasje dhe jo me një vrasje.
“Mosdëgjimi i zhurmës i bie që brenda komiariatit mund të shkosh të kryesh një operacion dhe të rrëmbesh ndonjë nga të ndaluarit, i bie mungesë vigjilence totale. Nëse dera ka qenë e mbyllur është një fakt që i shkon vetëvrasjes. Pasi zakonisht në rastet e vetëvrasjes personi merr masa dhe ka një vendosmëri të lartë që ta kryejë krimin. Ngelet për t’u parë, por kjo pjesa e mosdëgjimit të armës është një mungesë serioziteti. Dyshoj se kanë zbuluar më parë dhe nuk kanë ditur si të reagojnë. Është një ngjarje shumë e rëndë pasi iu ka peshuar shumë në aspektin moral dhe institucional pasi kemi dëgjuar fjalë të mira për të ndjerin. Kam përshtypjen që e kanë patur një gur të rëndë mbi shpinë, nëse nuk është pista e tjetër e vrasjes, për të cilën them se ka probabilitet shumë të ulët që të ketë ndodhur”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit