Vetingu fut në “kolaps” Apelin, trupa gjyqësore me 9 anëtarë, mbi 17 mijë dosje në pritje

5 Maj 2021 | 16:05

Shkarkimi nga vetingu i gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri ka thelluar akoma më shumë kolapsin e krijuar në këtë shkallë të gjyqësorit si pasojë e procesit të verifikimit kalimtar.

Aktualisht, Gjykata e Apelit ka në përbërje vetëm 9 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë në strukturën e saj, çka ka ulur ndjeshëm ritmin e punës dhe të shqyrtimit të dosjeve që prej vitesh presin të arkivuara.

Euronews Albania ka mësuar se deri më 31 mars të këtij viti në këtë gjykatë janë regjistruar për shqyrtim rreth 17.245 çështje që dita ditës sa vijnë e shtohen për shkak të mungesës së kapaciteteve për ti trajtuar.

Nisur nga ky fakt, një pjesë e dosjeve mësohet se janë të pagjykuara përtej çdo afati ligjor duke shkaktuar kështu një ngërç në veprimtarinë e kësaj gjykate.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, në dijeni është edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor që për të zgjidhur kolapsin e krijuar nga vetingu ka marrë në shqyrtim disa kandidatura për plotësimin e vendeve vakante, por që deri më tani nuk ka arritur të zgjidhe këtë ngërç.

Problemi i stokut të çështjeve që presin prej kohësh për t’u shqyrtuar tashmë ka zbritur nga Gjykata e Lartë në disa prej gjykatave të Apelit, tek ajo e Tiranës, Durrësi, Vlorës, ndërsa efekti i vetingut rrezikon të përfshijë dhe shkallën e parë të gjyqësorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026