Vetingu në drejtësi, ambasada e SHBA: Po e monitorojmë me vëzhguesit tanë

9 Tetor 2020 | 07:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, në kuadër të reformës në drejtësi, përsërit kërkesën që procesi i vetingut të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Në një postim në Facebook të ambasadës amerikane në vendin tonë, bëhet me dije se SHBA është duke e monitoruar procesin përmes vëzhguesve të vet, për t’u siguruar që të respektohet ligji në çdo rast.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thuhet në postimin e publikuar nga ambasada e SHBA në Facebook.

Apeli i ambasadores së SHBA ka qenë i vazhdueshëm, dhe pothuajse në çdo deklaratë publike ka ftuar palët të punojnë për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

 

Lexoni gjithashtu:

“Mos u dorëzoni”, apeli i ambasadores Yuri Kim: Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026