Vetingu në Kosovë, Albin Kurti angazhon ekspertët për skenarët

25 Maj 2020 | 14:07

Vetingu në sistemin e drejtësisë cilësohet i pashmangshëm në Kosovë. Ky proces po konsiderohet si i domosdoshëm dhe esencial për pastrimin e sistemit të drejtësisë dhe kapjen e shtetit nga elemente te krimit.

Ekspertët e angazhuar nga Qeveria Kurti për krijimin e drafteve dhe skenarëve për procesin e vetingut do të japin propozimet e para në muajin qershor. Ndërkohë, ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaron se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt. 

Ndërkohë, Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaron se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt. 

“Në fund të qershorit vetëm na sjellin një draft të parë sa i përket çështjes së vetingut. Ky është një proces i rëndësishëm… procesi i vetingut nuk është hakmarrje për askënd, i njëjti ka për qëllim të kthej besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I njëjti do të fokusohet të paktën tri elemente. Një integriteti moral, gjithë ne zyrtarët publik, përfshirë këtu edhe gjyqtarët dhe prokurorët e kanë obligim që gjatë punës së tyre të kenë integritet moral. Po ashtu, profesional dhe verifikim të pasurisë së tyre. Prandaj nuk e di se pse disa në sistem po iu pengon dikujt, sepse është interes nacional”, është shprehur znj. Haxhiu.

Ndërsa, eksperti për çështjet e drejtësisë, Ehat Miftaraj tha në Euronews Albania se procesi i vetingut është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin. Për të, modeli i vetingut në Shqipëri duhet të shmanget, pasi në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë do të shkontë në kolaps.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026